Meloni e gatshme të ndërmjetësojë konfliktin mes SHBA-së dhe Evropës

Meloni e gatshme të ndërmjetësojë konfliktin mes SHBA-së dhe Evropës

Italia është ofruar të ndërmjetësojë në konfliktin për tarifat doganore që synon të vendosë Trumpi ndaj disave vendeve evropiane në mosmarrëveshjen për Groenlandën. Italia është shprehur e gatshme të ndërmjetësojë midis SHBA-së dhe Evropës. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni konsiderohet nga udhëheqësit evropianë si një person që ka marrëdhënie të mirë me Trumpin. Ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha: “Unë besoj se Italia, për shkak të natyrës së saj, kapacitetit të saj për ndërmjetësim dhe aftësisë së saj për të folur me të gjithë, mund të luajë një rol pozitiv për gjetjen e marrëveshjeve.” Ai shtoi se Kryeministrja Giorgia Meloni është “në dialog me Shtetet e Bashkuara, por edhe me evropianët”. Tajani vazhdoi: “Nuk ka absolutisht asnjë nevojë për luftëra tregtare apo konflikte. Ne kemi nevojë...