Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Meloni ashpërson gjuhën: BE të fillojë dialogun me Rusinë, të luajë rolin negociator për Ukrainën
Bota E Premte, 9 Janar 2026 17:46 Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni thotë se është koha që BE të fillojë dialogun me Rusinë për të luajtur një rol kuptimplotë në negociatat me Ukrainën. ”Ka ardhur momenti që Evropa të flasë edhe me Rusinë. Sepse nëse Evropa vendos të marrë pjesë në këtë fazë të negociatave duke folur vetëm me njërën nga dy palët, kam frikë se kontributi pozitiv që mund të japë do të mbetet i kufizuar”, tha Meloni në konferencën e saj për mediat. Meloni theksoi se kjo ide nuk është e re dhe se ajo pajtohet me Presidentin francez Emmanuel Macron, i cili në dhjetor 2025 sugjeroi se do të ishte “shumë e dobishme” që Evropa të rifillojë dialogun direkt me Vladimir Putin, sidomos nëse...