Mediat: Vdes papritur në aksident, gjyqtari i çështjes së Netanyahut!

Mediat: Vdes papritur në aksident, gjyqtari i çështjes së Netanyahut!

Gjykatësi Benny Sagi, president i Beersheba District Court në Izrael, i cili kryesonte çështjen e korrupsionit ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, u vra në një aksident rrugor në Route 6 pasi një automjet goditi motorin e tij. Sipas mediave në Izrael, automjeti hyri në autostradë dhe u përplas me motorin e Sagi-t. Për rrethanat e aksidentit kane nisur hetimet. Sipas shërbimit izraelit të urgjencës mjekësore, mjekët që mbërritën në vend e gjetën Sagi-n me lëndime të shumta dhe pa shenja jete. Ata e përshkruan ngjarjen si tronditëse, duke thënë se ai ndodhej i shtrirë në rrugë pa frymëmarrje dhe pa puls, dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Marrë nga caliber.az