Mediat: Trump planifikon sulme precize ndaj zyrtarëve të lartë iranianë edhe brenda javës
Uashingtoni po shqyrton detajet e sulmeve precize kundër zyrtarëve “të lartë” iranianë dhe personelit ushtarak që i konsideron përgjegjës për vrasjet e protestuesve, ndërsa prania ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme po forcohet, mes shqetësimit në rritje për pasojat e hakmarrjes iraniane. Sipas burimeve të cituara nga Middle East Eye, qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e sulmeve ushtarake kundër zyrtarëve iranianë dhe komandantëve ushtarakë që dyshohet se janë përgjegjës për vdekjen e protestuesve në Republikën Islamike në javët e fundit, si pjesë e shtypjes së demonstratave të përhapura në të gjithë vendin. Sulmet, nëse kryhen, mund të “ndodhin edhe këtë javë”, theksojnë burimet, megjithëse koha mbetet e paqartë. Diskutimi brenda qeverisë amerikane përshkruhet si “kaotik”, me mosmarrëveshje të forta në lidhje me pasojat e hakmarrjes...
Burimi:
top-channel.tv