Më shumë se një rrugë… Ngushtica e Hormuzit ushqen 100 milionë njerëz

Më shumë se një rrugë… Ngushtica e Hormuzit ushqen 100 milionë njerëz

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, po kthehet në një pikë kritike jo vetëm për energjinë, por edhe për furnizimin me ushqim të mbi 100 milionë njerëzve. Përmes kësaj ngushtice kalon rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm. Por për vendet e Gjirit Persik, ajo është një “arterie jetike” për importin e ushqimeve, për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe mungesës së tokës së punueshme. Situata është përkeqësuar ndjeshëm nga tensionet ushtarake mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, të cilat kanë çuar në sulme ndaj anijeve tregtare dhe bllokim praktik të kalimit detar. Vendet e rajonit varen në mënyrë të madhe nga importet ushqimore. Arabia Saudite importon mbi 80% të ushqimit, Emiratet e Bashkuara...