“Me SHBA-në dhe Izraelin ose me Iranin”, Trump u kërkon kurdëve të zgjedhin kamp
“Mbështetje ajrore e gjerë nga SHBA” dhe forma të tjera ndihme iu ofruan këtë javë grupeve opozitare kurde iraniane nga Donald Trump, sipas një raporti të Washington Post. Trump ka komunikuar gjatë ditëve të fundit me liderë kurdë nga Irani dhe rajoni autonom i Kurdistanit në Irak. Sipas një zyrtari të lartë të Patriotic Union of Kurdistan (PUK), kërkesa e Uashingtonit ndaj kurdëve të Irakut ishte “të hapin rrugën dhe të mos pengojnë grupet kurde iraniane brenda Irakut”, duke ofruar gjithashtu mbështetje logjistike. PUK është një nga dy partitë kryesore kurde të Irakut dhe konsiderohet zakonisht më e afërt me Iranin dhe më e largët nga Izraeli, në krahasim me partinë kundërshtare, Kurdistan Democratic Party (KDP). “Trump ishte i qartë”, tha zyrtari i PUK, duke...
Burimi:
vizionplus.tv