Me pranga në duar, kjo është fotografia e parë e Maduros pasi u kap nga amerikanët

Me pranga në duar, kjo është fotografia e parë e Maduros pasi u kap nga amerikanët

Nicolás Maduro dhe gruaja e tij, Cilia Flores, mësohet se po mbahen të ndaluar në anijen amfibe sulmuese USS Iwo Jima dhe janë duke shkuar drejt Nju Jorkut për t’u ndjekur penalisht për trafik droge. Julio Sánchez Cristo, drejtor i medias kolumbiane ‘La W’, zbuloi imazhin e parë të kapjes së presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro dhe gruas së tij, Cilia Flores, nga Shtetet e Bashkuara. Më herët, në një intervistë për Fox News, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti venezuelian dhe zonja e parë po mbahen të ndaluara në anijen sulmuese amfibe USS Iwo Jima dhe janë duke shkuar për në Nju Jork për t’u ndjekur penalisht për trafik droge. Ai zbuloi gjithashtu detaje të operacionit të forcave speciale të SHBA-së në Venezuelë...