Me pranga dhe syze të errëta, Trump poston foton e Maduros pas kapjes nga ushtria e SHBA

Me pranga dhe syze të errëta, Trump poston foton e Maduros pas kapjes nga ushtria e SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetet sociale fotografinë e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, pas kapjes nga ushtria amerikane. Më herët, në një intervistë për Fox News, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se presidenti venezuelian dhe zonja e parë po mbahen të ndaluara në anijen sulmuese amfibe USS Iwo Jima dhe janë duke shkuar për në Nju Jork për t’u ndjekur penalisht për trafik droge. “Ata janë duke shkuar për në Nju Jork. Ata janë paditur në Nju Jork. Fillimisht u çuan në një anije, Iwo Jima dhe do të vazhdojnë për në Nju Jork. U çuan me helikopter. Një fluturim i këndshëm, jam i sigurt se u pëlqeu”, tha më herët Trump. Edhe pse presidenti nuk donte të zbulonte detaje...