“Me plagë në kokë dhe zemër”/ Protesta në Iran me 65 të vdekur, dëshmitë tronditëse të mjekëve : Shumica janë të rinj, morgu i mbushur…

“Me plagë në kokë dhe zemër”/ Protesta në Iran me 65 të vdekur, dëshmitë tronditëse të mjekëve : Shumica janë të rinj, morgu i mbushur…

Stafi i tre spitaleve në Iran ka deklaruar se spitalet e tyre janë të mbipopulluara me pacientë të plagosur dhe të vdekur, ndërsa protestat masive antiqeveritare vazhdojnë. Një mjek në Teheran raportoi për “të shtëna direkte në kokat dhe zemrat e të rinjve”, ndërsa një spital i specializuar në sëmundjet e syve ka shpallur gjendje krize për shkak të fluksit të pacientëve. Sipas ‘BBC’, punonjësit mjekësorë thanë se shumë të plagosur kishin lëndime nga municione të vërteta dhe fishekë. Një punonjës spitali në Teheran përshkroi situatën si “tmerrësisht të mbingarkuar”, duke treguar se trupat shpesh vendoseshin njëri mbi tjetrin në morge dhe dhoma lutjesh, ndërsa shumica e viktimave ishin të rinj, mes moshës 20–25 vjeç. BBC Persian konfirmoi se 70 trupa u sollën në Spitalin...