Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Me një mesazh plot humor, Parlamenti Europian i jep Babagjyshit të Vitit të Ri “identitet europian”
Me nota humori, por edhe me një mesazh domethënës, Parlamenti Europian i ka dhënë Babagjyshit të Vitit të Ri një “identitet europian”, duke theksuar përfitimet konkrete të integrimit brenda Bashkimit Europian. Në një postim në rrjetin social X, Parlamenti Europian ngre me ironi pyetjen se si arrin Babagjyshi të shpërndajë dhuratat kaq shpejt në të gjithë Europën. Përgjigjja, sipas institucionit europian, lidhet drejtpërdrejt me bashkimin doganor të BE-së dhe Traktatin e Shengenit. “Pa kontrolle doganore midis vendeve të BE-së, saja e Babagjyshit vazhdon të lëvizë pa probleme nga një ndalesë në tjetrën: pa vonesa, pa burokraci”, thuhet në mesazhin e publikuar. Postimi synon të përcjellë në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme rëndësinë e lëvizjes së lirë dhe bashkëpunimit mes vendeve anëtare, duke e përshtatur...