Me kërkesë të SHBA, Izraeli pritet të hapë pikëkalimin Rafah javën e ardhshme, nën kontroll të rreptë sigurie
Izraeli pritet që javën e ardhshme ta hapë pikëkalimin kufitar të Rafahut mes Gazës dhe Egjiptit në të dyja drejtimet, raportojnë mediat izraelite. Sipas këtyre mediave, aktualisht fokusi kryesor është në përcaktimin e kushteve politike dhe të sigurisë për zbatimin e këtij vendimi, transmeton gazeta The Times of Israel. Raportimet bëjnë të ditur se Izraeli do të mbajë kontroll të plotë mbi pikëkalimin përmes sistemeve të vëzhgimit në distancë, miratimit paraprak të listave të udhëtarëve dhe dokumenteve të identifikimit, si dhe dislokimit të ushtrisë izraelite në perimetrin përreth. Megjithëse nuk pritet prani e përhershme izraelite brenda vetë pikëkalimit, personat që hyjnë dhe dalin nga Gaza do t’i nënshtrohen kontrolleve në një pikë izraelite të vendosur pranë Rafahut, me synim parandalimin e trafikimit të armëve. Hapja...
Burimi:
syri.net