Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
“Me gjuhën jam dobët, por te ju paparacët nuk u bëjnë foto fëmijëve në shkollë”, George Clooney dhe bashkëshortja e tij lënë SHBA-në, marrin shtetësinë franceze
George Clooney ka marrë shtetësinë franceze, së bashku me bashkëshorten e tij Amal Clooney dhe dy fëmijët e tyre, sipas një dekreti zyrtar të publikuar në gazetën qeveritare të Francës. Publikimi konfirmon një ambicie për të cilën Clooney kishte lënë të kuptohej në fillim të dhjetorit, kur ai vlerësoi ligjet franceze të privatësisë që e mbajnë familjen e tij të mbrojtur nga paparacët. “E dua kulturën franceze, gjuhën tuaj, edhe pse jam ende i dobët në të pas 400 ditësh kursesh,” tha aktori atëherë për radion RTL – në anglisht. “Këtu nuk u bëjnë fotografi fëmijëve. Nuk ka paparacë të fshehur te portat e shkollave. Kjo është gjëja numër një për ne,” tha ai. Tani qytetar me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe franceze, Clooney ka...