Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, bllokohen mbi 1000 anije

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, bllokohen mbi 1000 anije

Tregtia përmes Gjirit Persik është ndërprerë ndjeshëm nga lufta në Iran, pasi anijet nuk janë në gjendje të kalojnë prej bllokmit të Ngushticës së Hormuzit. Rreth 1000 anije, gjysma e të cilave janë cisterna nafte dhe gazi, ndodhen aktualisht në gji dhe në ujërat përreth tij, me një vlerë prej më shumë se 25 miliardë dollarësh, tha drejtoresha ekzekutive e organizatës tregtare Lloyd’s Market Association, Sheila Cameron. Rreth 40 kalime të anijeve janë bërë përmes Ngushticës së Hormuzit që prej së dielës. Kjo është një rënie e madhe krahasuar me 116 anije që u raportua se kaluan përmes ngushticës të shtunën, kur u ndërmorën sulmet fillestare amerikano-izraelite ndaj Iranit.