Mbyllen qendrat e votimit për referendumin mbi reformën në drejtësi në Itali. Jo në avantazh

Mbyllen qendrat e votimit për referendumin mbi reformën në drejtësi në Itali. Jo në avantazh

Nga Alba Kepi – Syri.Net Në Itali janë mbyllur qendrat e votimit për referendumin konfirmues mbi reformën kushtetuese në drejtësi, e cila parashikon ndryshime në sistemin gjyqësor dhe krijimin e një gjykate disiplinore. Pas përfundimit të votimit, ka nisur menjëherë procesi i numërimit të votave në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të para nga exit poll-et e publikuara nga konsorciumi Opinio për Rai dhe instant poll-et e YouTrend për Sky TG24, rezultati është i ngushtë, por në avantazh rezulton opsioni “JO”. Exit poll-et tregojnë se: “JO” varion nga rreth 49% deri në 53% të votave “PO” varion nga rreth 47% deri në 51% Ndërkohë, pjesëmarrja në votime vlerësohet të jetë rreth 56% deri në 60%, duke reflektuar një interes të lartë të qytetarëve për...