No Image Available

Mbreti Charles në SHBA, do të takohet me Trump muajin e ardhshëm

Mbreti Charles dhe Donald Trump LONDËR- Vizita e parë shtetërore e Mbretit Charles në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet muajin e ardhshëm, pavarësisht thirrjeve që udhëtimi të shtyhet për shkak të kundërshtimeve ndaj luftës së Iranit. Lajmi u konfirmuar nga Pallati Buckingham, i cili përmes një deklarate zyrtare lajmëroi se Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla po bëjnë udhëtimin përtej Atlantikut me këshillën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe me ftesë të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. “Programi i Madhërive të Tyre do të festojë lidhjet historike dhe marrëdhëniet moderne dypalëshe midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, duke shënuar 250-vjetorin e Pavarësisë Amerikane”, thuhej në deklaratë. Edhe pse vizita nuk u konfirmua deri më sot, sipas cnn, udhëtimi i Mbretit në Uashington...