Mbretëria e Bashkuar nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump, shkak pjesëmarrja e Putin

Mbretëria e Bashkuar nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump, shkak pjesëmarrja e Putin

Mbretëria e Bashkuar nuk do të nënshkruajë për momentin “Bordin e Paqes” të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, për shkak të shqetësimeve mbi pjesëmarrjen e mundshme të presidentit rus, Vladimir Putin. Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper, tha për BBC-në se Mbretëria e Bashkuar ishte ftuar të bashkohej me bordin gjatë një ceremonie në Forumit Ekonomik Botëror në Davos, por “nuk do të jemi një nga nënshkruesit sot”. Ajo theksoi se bëhet fjalë për një “tratativë ligjore që ngrit çështje më të gjera” sesa fokusi fillestar i iniciativës për përfundimin e luftës Izrael-Hamas në Gaza. Shtetet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë Arabia Saudite, Turqia, Egjipti dhe Izraeli. Në Davos, Trump deklaroi se Putin kishte pranuar ftesën për t’u bashkuar, por Kremlini nuk e ka...