Mbledhja e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zelensky: Nuk kemi nevojë për politika boshe, duam ndihmë
Më shumë se një milion familje në Kiev kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve të fundit ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai u bëri thirrje vendeve të mbledhura në Forumin Ekonomik Botëror në Davos që të rrisin mbështetjen për Ukrainën me paketa konkrete ndihme. “Vetëm në Kiev, që nga kjo mbrëmje, më shumë se një milion konsumatorë janë pa energji elektrike dhe një numër i konsiderueshëm ndërtesash, mbi 4,000 pallate kanë mbetur pa ngrohje”, tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të përditshëm në mbrëmje. Presidenti ukrainas kërkoi gjithashtu furniz`im të vazhdueshëm me armë, duke theksuar nevojën urgjente për sisteme mbrojtjeje ajrore. “Raketat për mbrojtjen ajrore nevojiten çdo ditë. Armët nevojiten çdo ditë. Pajisjet për restaurim dhe rezervat nevojiten çdo...
Burimi:
top-channel.tv