Mbi 500 protestues të vrarë në Iran, Donald Trump: Ushtria amerikan po shqyrton disa opsione të forta

Mbi 500 protestues të vrarë në Iran, Donald Trump: Ushtria amerikan po shqyrton disa opsione të forta

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ushtria amerikane po shqyrton “opsione shumë të forta” ndaj Iranit, ndërsa protestat kundër qeverisë në këtë vend kanë hyrë në javën e tretë dhe raportohet se kanë shkaktuar qindra viktima. Sipas Agjencisë së Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut me seli në SHBA (HRANA), janë verifikuar rreth 500 viktima mes protestuesve, si dhe 48 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Ndërkohë, burime i kanë thënë BBC-së se numri real i të vrarëve mund të jetë shumë më i lartë. Trump ka kërcënuar me ndërhyrje dhe ka deklaruar të dielën se zyrtarë iranianë e kanë kontaktuar atë “për të negociuar”, por ka shtuar se “mund të na duhet të veprojmë përpara një takimi”. Nga ana...