Mbi 39 viktima nga tragjedia në Spanjë/ Gjithçka që dimë deri më tani për përplasjen mes trenave

Mbi 39 viktima nga tragjedia në Spanjë/ Gjithçka që dimë deri më tani për përplasjen mes trenave

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë ndodhen në kujdes intensiv pasi dy trena u përplasën të dielën në mbrëmje në jug të Spanjës. Kryeministri Pedro Sánchez e cilësoi ngjarjen si “një natë dhimbjeje të thellë për vendin”. Sipas autoriteteve, një tren me shpejtësi të lartë i kompanisë private Iryo, që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit, doli nga binarët rreth orës 19:40 pranë komunës Adamuz, në provincën e Kordobas. Treni kaloi në shinën e kundërt, ku u përplas me një tren tjetër që po vinte përballë, i operuar nga kompania shtetërore Renfe, i cili po udhëtonte nga Madridi drejt Huelvës.   Descarrila un tren en Córdoba #Adamuz desplazados efectivos sanitarios @E112AndaluciaCirculan imágenes y vídeos del accidente. pic.twitter.com/97WWdsxy7L — Pablo Fernández (@SantaLeonor13)...