Mbi 24 vagona treni dalin nga shinat në Teksas të SHBA-së
Më shumë se 24 vagonë të një treni të Union Pacific dolën nga shinat të mërkurën në mëngjes pranë Hjustonit, në shtetin amerikan të Teksasit, duke shkaktuar një rrjedhje etanoli nga dy prej vagonëve, raportuan mediat amerikane. Nuk u raportuan të lënduar, tha zëdhënësja e Union Pacific, Robynn Tysver, sipas gazetës Washington Post. Dalja nga shinat ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit sipas orës lokale në Richmond, një qytet rreth 48 kilometra në jugperëndim të Hjustonit. Marshalli i zjarrfikësve të Qarkut Fort Bend, Justin Jurek, tha se dy nga vagonët e dalë nga shinat filluan të rrjedhnin etanol pas aksidentit, por rrjedhjet u ndaluan më vonë. Një vagon i tretë që doli nga shinat rrjedhi shurup misri dhe rrjedhja u vu gjithashtu nën kontroll, tha...
Burimi:
syri.net