Mbetjet e një rakete godasin një ndërtesë në qendër të Dubait, Irani: Do godasim objektivat ekonomike

Mbetjet e një rakete godasin një ndërtesë në qendër të Dubait, Irani: Do godasim objektivat ekonomike

Një ndërtesë në qendër të Dubait është goditur nga mbetjet e një rakete të shkatërruar, pas disa shpërthimeve që tronditën zonën financiare të qytetit. Lajmi u konfirmua nga zyra e shtypit e autoriteteve lokale. Sipas autoriteteve, mbetjet e një rakete të shkatërruar nga mbrojtja ajrore shkaktuan një incident të vogël në fasadën e një ndërtese në qendër të qytetit. Ata theksuan se nuk janë raportuar persona të lënduar. “Autoritetet kanë konfirmuar se mbetjet e një interceptimi të suksesshëm shkaktuan një incident të vogël në fasadën e një ndërtese në qendër të Dubait”, thuhet në deklaratën e publikuar në rrjetin social X nga zyra e shtypit. Një korrespondent i Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) raportoi se në ndërtesë e dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Një kolonë...