Mbeti e plagosur rëndë nga sulmet izraelito-amerikane, ndërron jetë gruaja e Khameneit

Mbeti e plagosur rëndë nga sulmet izraelito-amerikane, ndërron jetë gruaja e Khameneit

Gruaja e Ali Khameneit, Mansoureh Khojasteh Bagherzadeh, ka vdekur disa ditë pasi u plagos nga sulmet izraelito-amerikane, sipas raportimeve në Iran. Më 28 shkurt, Ajatollah Ali Khamenei, prijësi suprem i Iranit, në pushtet të Republikës Islamike që nga viti 1989, mbeti i vrarë gjatë sulmeve të koordinuara nga amerikanët dhe izraelitët. SHBA dhe Izraeli  goditën shumë qytete iraniane, duke shkatërruar edhe bunkerin e Khameneit, ku mbetën të vrarë gjithashtu e bija, dhëndri dhe e mbesa. Donald Trump, në një deklaratë  për mediat tha se  Ali Khamenei u përpoq ta vriste dy herë. Sipas mediave, Trump tha: Unë e godita atë përpara se ai të më sulmonte mua. “E kapa atë para se të më kapte ai mua. Ata u përpoqën dy herë. Epo, unë e...