Mbërrin në bazën detare të Sudës në Kretë “USS Gerald R. Ford”, aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore më e madhe në botë
Aeroplanmbajtësja amerikane me energji bërthamore “USS Gerald R. Ford”, më e madhja në botë, mbërriti në bazën detare të Sudës në Kretë, pas një periudhe të gjatë operacionale në Lindjen e Mesme. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Aleksandër Marku, anija hyri në bazën në zonën e Marathi, në Hania, rreth orës 10 të mëngjesit, nën masa të rrepta sigurie. Sipas informacioneve, kësaj here nuk do të lejohet dalja e zakonshme e ekuipazhit në qytet për arsye sigurie, ndërsa prania e anijes lidhet me zhvillimet e fundit në rajon dhe me operacionet e SHBA-ve kundër Iranit. Autoritetet amerikane po hetojnë gjithashtu një zjarr që shpërtheu brenda aeroplanmbajtëses, i cili shkaktoi dëme dhe plagosi disa marinarë. “USS Gerald R. Ford” ka qenë në det për rreth...
Burimi:
top-channel.tv