Mashtroi klienten dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale, 11 vite burg për psikologun 77-vjeçar në Angli

Mashtroi klienten dhe e detyroi të kryente marrëdhënie seksuale, 11 vite burg për psikologun 77-vjeçar në Angli

Një terapist 77-vjeçar në Britani është dënuar me 11 vjet burg për pasi ka mashtruar me pretekstin e përdorimit të një terapie të re te një kliente 40-vjeçare e tij për të kryer marrëdhënie seksuale me të. Sipas Daily Mail, Gerald Peck, një psikolog nga Brighton, shfrytëzoi pozicionin e tij si terapist për të abuzuar seksualisht me një grua që i kishte besuar atij për ta ndihmuar të përballonte depresionin dhe dhimbjen e saj fizike. Sipas raportit, viktima e kishte kërkuar autorin e krimit pasi kishte parë reklama që e reklamonin atë si një “terapist privat të trupit dhe energjisë”. Megjithatë, kur u caktua takimi i parë, ajo u surprizua kur Peck i tha se kontakti lëkurë me lëkurë ishte thelbësor për të rikthyer shëndetin...