Mashtrim dhe marrje dhuratash shtetërore, shpallen fajtorë Imran Khan dhe bashkëshortja e tij, i shtohen vitet e dënimit me burg

Mashtrim dhe marrje dhuratash shtetërore, shpallen fajtorë Imran Khan dhe bashkëshortja e tij, i shtohen vitet e dënimit me burg

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dhe bashkëshortja e tij, Bushra Bibi, janë dënuar me burgim të mëtejshëm pasi një gjykatë i shpalli fajtorë për mashtrim dhe shkelje të rregullave mbi dhuratat shtetërore. Rasti lidhet me një set bizhuterish luksoze të dhuruara gjatë një vizite shtetërore në vitin 2021. Gjykata vendosi dënime prej 10 vitesh burg për shkelje të besimit dhe shtatë vitesh për sjellje të keqe penale, si dhe një gjobë prej mbi 16 milionë rupish pakistaneze. Sipas autoriteteve, dënimet do të vuajnë njëkohësisht me dënimet e mëparshme që çifti tashmë po kryen në burg. Bizhuteritë, një set i markës Bulgari, iu dhuruan Bushra Bibit nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman. Sipas ligjit pakistanez, dhuratat shtetërore duhet t’i dorëzohen thesareve shtetërore,...