Masakra në sallën e koncerteve pranë Moskës, 19 persona dënohen me burg për sulmin terrorist që i mori jetën 149 personave
Një gjykatë ushtarake në Moskë ka dënuar 19 persona për sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë kryeqytetit rus, ku humbën jetën 149 persona dhe mbi 500 të tjerë u plagosën. Sipas BBC, katër personat që kryen sulmin dhe 11 bashkëpunëtorë të tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa katër të pandehur të tjerë kanë marrë dënime nga 19 deri në 22 vite burg. Sulmi ndodhi më 22 mars 2024 në sallën e koncerteve Crocus City Concert Hall në qytetin Krasnogorsk, në periferi të Moskës. Autorët e armatosur hynë në kompleks gjatë një koncerti rrok dhe hapën zjarr ndaj turmës, përpara se t’i vinin flakën ndërtesës. Në momentin e sulmit në sallë ndodheshin rreth 6 mijë persona. Flakët përfshinë shpejt ambientet dhe çatia e...
Burimi:
top-channel.tv