Masakra në një fshat të Nigerisë/ Rritet bilanci, të paktën 162 të vrarë
Persona të armatosur kanë vrarë të paktën 162 persona në një fshat në shtetin Kwara në Nigerinë perëndimore, ka deklaruar një zyrtar i Kryqit të Kuq, duke e bërë këtë një nga sulmet më vdekjeprurëse të muajve të fundit në vendin e përfshirë nga dhuna. Bandat e armatosura, të njohura lokalisht si “banditë”, që plaçkisin fshatra dhe rrëmbejnë njerëz për shpërblim, veprojnë në zona të gjera të vendit, ndërsa grupe xhihadiste janë aktive në veri-lindje dhe veri-perëndim. Dhuna ndërkomunale është gjithashtu e përhapur në shtetet qendrore. “Raportet thonë se numri i viktimave tani qëndron në 162, ndërsa kërkimi për trupa të tjerë vazhdon”, tha Babaomo Ayodeji, sekretari i Kryqit të Kuq në shtetin Kwara, duke përditësuar bilancin e mëparshëm prej 67 viktimash. Më herët, një ligjvënës lokal...
Burimi:
syri.net