Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Masakra me 15 të vrarë në Bondi Beach, Australia njofton skemën e blerjes së armëve
Australia ka njoftuar një skemë të re për blerjen e armëve pas sulmit terrorist në Bondi Beach, sulmi më i përgjakshëm në vend në dekada. Ngjarja ndodhi të dielën, kur dy persona hapën zjarr gjatë një festivali hebre, duke lënë të vrarë 15 dhe dhjetëra të plagosur. Skema e re e blerjes së armëve është më e madhja që nga masakra e Port Arthur-it në 1996, ku humbën jetën 35 persona, dhe e cila solli rregulla strikte të kontrollit të armëve në Australi. Kryeministri Anthony Albanese tha se tani në vend ka mbi 4 milionë armë, më shumë se sa pas masakrës së Port Arthur-it. Komisionerja e Policisë Federale, Krissy Barrett, deklaroi: “Një nga terroristët kishte licencë arme dhe posedonte gjashtë armë, pavarësisht se jetonte...