Masakra me 10 viktima në shkollë, media kanadeze zbulon: Autorja është një transgjinore 18-vjeçare
Personi i dyshuar si autor i sulmit vdekjeprurës në Tumbler Ridge Secondary School, në British Columbia të Kanadasë, është identifikuar si Jesse Strang, një transgjinore 18-vjeçare. Sipas raportimeve të publikuara nga Juno News, mediumi ka folur me xhaxhain e të dyshuarës, Russell G. Strang, i cili ka konfirmuar identitetin e saj. Nga sulmi mbetën të vdekur 10 persona, përfshirë edhe autoren e dyshuar. Po sipas të njëjtit burim, në një llogari publike në YouTube që besohet se i përket Jesse Strang shfaqet flamuri transgjinor dhe përdoren përemrat “ajo/asaj”. Autoritetet kanadeze vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv