Masakër në një shkollë në Kanada, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur. Autori dyshohet se është vetëvrarë

Masakër në një shkollë në Kanada, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur. Autori dyshohet se është vetëvrarë

Dhjetë persona kanë humbur jetën pas shtënëve në provincën e British Columbia në Kanada. Gjashtë persona u gjetën të vdekur brenda shkollës së mesme dhe policia thotë se një person tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital. Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur në një banesë. Policia beson se edhe kjo ngjarje është e lidhur me masakrën.Autori i të shtënave u konfirmua i vdekur më herët pasdite. Policia tha se i dyshuari u gjet i vdekur brenda shkollës dhe dyshimet janë se ai është vetëvrarë. Dy persona u transportuan me helikopter drejt spitalit me lëndime serioze për jetën. Edhe 25 persona të tjerë po vlerësohen për lëndime në qendrën mjekësore lokale, thanë autoritetet. Policia njoftoi se do të hetojë “të gjitha rrethanat që...