Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kanadanë, pasi nëntë persona humbën jetën dhe të paktën 25 të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi me armë zjarri në komunitetin e vogël Tumbler Ridge, në provincën British Columbia. Sipas policisë, autori i sulmit vrau nëntë persona përpara se t’i jepte fund jetës së tij brenda një shkolle të mesme lokale. Gjashtë viktima u gjetën të pajeta brenda ambienteve të shkollës, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital. Trupi i autorit u gjet gjithashtu brenda shkollës dhe dy viktima të tjera u zbuluan në një banesë pranë. Autoritetet konfirmuan se të paktën dy persona ndodhen në gjendje të rëndë ose kritike në spital, ndërsa rreth 25 të tjerë po marrin trajtim për plagë që...