Masakër në Iran/ Raportohet për më shumë se 16 mijë të vrarë nga protestat, vendi në errësirë totale
Raporte të reja ndërkombëtare hedhin dritë mbi përmasat e dhunës gjatë protestave masive në Iran, ku dyshohet se regjimi ka vrarë mbi 16.500 protestues. Familje të shumta vijojnë kërkimet e dhimbshme për të afërmit e zhdukur, ndërsa situata humanitare përshkruhet si dramatike, shkruan The Sun. Sipas burimeve të ndryshme, deri në 360 mijë persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë fëmijë dhe gra shtatzëna. Shumica e viktimave raportohet se janë nën moshën 30 vjeç. Mjekë nga disa spitale kanë deklaruar se shumë të plagosur kanë ndërruar jetë për shkak të humbjes së gjakut, pasi forcat e sigurisë kanë penguar dhurimin e gjakut dhe transfuzionet. Një zyrtar iranian ka pranuar se të paktën 5.000 persona janë vrarë, përfshirë 500 anëtarë të forcave të sigurisë, duke fajësuar për...
Burimi:
top-channel.tv