Masakër në Iran/ Mjekët raportojnë se numri real i viktimave kalon mbi 16 mijë: Gjenocid…
Shtypja e protestave antiqeveritare në Iran ka shkaktuar një numër shumë të lartë viktimash, sipas mjekëve dhe një raporti të cituar nga Sunday Times. Ata vlerësojnë se nga dhuna kanë humbur jetën midis 16,500 dhe 18,000 persona, ndërsa mbi 330,000 janë plagosur, shumica të rinj nën moshën 30 vjeç. Mjekët raportojnë se forcat e sigurisë po përdorin armë ushtarake, duke shkaktuar plagë të rënda nga plumbat dhe fishekë me ajër, veçanërisht në kokë dhe gjoks. Të paktën 1,000 persona kanë humbur një sy dhe mijëra të tjerë kanë pësuar lëndime serioze në sy. “Ky është një nivel krejt i ri brutaliteti”, tha Profesor Amir Parasta, një kirurg iraniano-gjerman i syve, i cili foli për gazetën në emër të dhjetëra mjekëve në Teheran. Protestat nisën më 28 dhjetor...
Burimi:
syri.net