Marshimi në mbështetje të ish-lidërve të UÇK-së/ Përparim Rama: 17 shkurt, transporti urban falas në Prishtinë
Foto nga marshimi i qytetarëve në mbështetje të UÇK-së, Prishtinë PRISHTINË- Transporti urban në Prishtinë do të jetë pa pagesë më 17 shkurt, gjatë marshimit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë. Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bëri të ditur se ky vendim synon të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve gjatë marshimit, që do të fillojë në orën 17:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. “Ne, përveç që kemi mbështetur këto procese edhe më parë, i çmojmë dhe i vlerësojmë, dhe duhet t’i lartësojmë përtej interesave partiake. Kjo është një çështje kombëtare. Do të jem aty, dhe transporti urban do të jetë në shërbim të qytetarëve pa pagesë gjatë...
Burimi:
zeri.ai