Marrëveshja më e madhe ndonjëherë/ 12 trilionë dollarë për heqjen e sanksioneve, diplomacia e fshehtë SHBA-Rusi në hijen e luftës në Ukrainë
Krahas paqes në Ukrainë, amerikanët dhe rusët po diskutojnë gjithashtu bashkëpunimin tregtar dypalësh. Dy kanale paralele negociatash duket se kanë marrë formë gjatë vitit të kaluar rreth luftës në Ukrainë.Nga njëra anë, bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja me Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit nuk kanë prodhuar ende marrëveshje për territorin apo garancitë e sigurisë. Nga ana tjetër, sipas raportimeve, përfaqësues të Kremlinit dhe të Shtëpisë së Bardhë po diskutojnë edhe marrëveshje ekonomike dypalëshe. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke cituar shërbimet e inteligjencës, pretendon se Moska u ka premtuar Shteteve të Bashkuara marrëveshje deri në 12 trilionë dollarë në këmbim të heqjes së sanksioneve. Një burim i cituar nga The Economist vlerëson se një paketë marrëveshjesh mund të jetë rënë dakord tashmë në terma të...
Burimi:
top-channel.tv