“Marrëveshja është marrëveshje”/ Vendimi i Gjykatës Supreme për tarifat doganore, Komisioni Europian: SHBA duhet të respektojë…

“Marrëveshja është marrëveshje”/ Vendimi i Gjykatës Supreme për tarifat doganore, Komisioni Europian: SHBA duhet të respektojë…

Komisioni Europian ka bërë thirrje për qartësi të plotë lidhur me masat që Shtetet e Bashkuara synojnë të ndërmarrin pas vendimit të fundit të Gjykatës Supreme të SHBA-së, e cila hodhi poshtë detyrimet e vendosura, duke argumentuar se Presidenti Donald Trump kishte tejkaluar kompetencat duke vendosur tarifa pa miratimin e Kongresit. Në një deklaratë zyrtare, Komisioni i BE-së thekson se situata aktuale nuk krijon kushte të favorshme për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar mes palëve. “Situata aktuale nuk është e favorshme për arritjen e tregtisë dhe investimeve transatlantike ‘të drejta, të balancuara dhe reciprokisht të dobishme’, siç është rënë dakord nga të dyja palët dhe siç përcaktohet në Deklaratën e Përbashkët BE–SHBA të gushtit 2025”, thuhet në reagim. Komisioni nënvizon se do të mbrojë plotësisht...