Marrëveshja 12 milionë paund që tronditi familjen mbretërore britanike, misteri rreth parave dhe çështjes së ish-princit Andrew me Virginia Giuffre
Çështja që kërcënoi të trondiste themelet e familjes mbretërore britanike në vitin 2022 përfundoi me një marrëveshje të papritur jashtë gjykate. Virginia Giuffre kishte ngritur padi në SHBA, duke akuzuar atëherë Dukën e Jorkut se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të kur ajo ishte 17 vjeç, në kuadër të rrjetit të Jeffrey Epstein. Ai i mohoi kategorikisht akuzat. Kur gjykata amerikane refuzoi ta rrëzonte padinë dhe hapi rrugën për një gjyq me juri, ndërsa Buckingham Palace ishte në alarm të lartë, shqetësimi u rrit ndjeshëm. Pak ditë më vonë u njoftua arritja e një marrëveshjeje jashtë gjykate, dhe gjyqi u shmang. Megjithatë, shuma e përfolur e marrëveshjes, që thuhet se arrin në 12 milionë paund, vazhdon të ngrejë pikëpyetje. 1. Nga buron shuma prej 12...
Burimi:
syri.net