Maqedoni e Veriut/ Kontrabandë nën petkun e mjekësisë: Lojëra në biznesin e kanabisit

Maqedoni e Veriut/ Kontrabandë nën petkun e mjekësisë: Lojëra në biznesin e kanabisit

Policia dhe Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e Maqedonisë së Veriut kryen kontrolle vonë mbrëmë, më 5 shkurt, në fabrikën ‘ALFAFARM GRUP’ në Shkup, me bazë në rrethin e ish-fabrikës OHIS, ndërsa paralelisht u kryen kontrolle edhe në disa lokacione në rajonin e Strumicës. Jozyrtarisht, disa media raportuan se gjatë aksionit policor janë konfiskuar 27 tonë kanabis mjekësor nga magazinat, një sasi rekorde. Informacionet zyrtare nga MPB-ja dhe Prokuroria pritet të publikohen sot. Aksioni në territorin e Maqedonisë së Veriut erdhi pasi autoritetet serbe sekuestruan pesë tonë marihuanë të kontrabanduar, për të cilën u tha se e ka origjinën nga një fabrikë në Shkup, me licencë për prodhim kanabisi për qëllime mjekësore, përcjell A2. Ende nuk ka epilog as nga vizita e mëparshme...