Mali i Zi mbyll një tjetër kapitull negociatash, Presidenti i KE përgëzon kryeministrin: Arritje falë reformave
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka vlerësuar progresin e bërë nga Mali i Zi në procesin e integrimit evropian, duke njoftuar se është mbyllur një tjetër kapitull negociatash për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në një reagim publik, Costa bëri të ditur se ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajić, ku u diskutua mbi afatet ambicioze për përfundimin e negociatave. Ai theksoi se për të arritur këto objektiva kërkohen reforma të qëndrueshme, si dhe një konsensus i gjerë politik dhe institucional brenda vendit. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe përgatitja për Samitin BE–Ballkani Perëndimor, i cili pritet të mbajë liderët evropianë dhe ata të rajonit në Tivat. Costa u shpreh se pret me interes takimin me liderët e Evropës dhe...
Burimi:
syri.net