Malajzia dhe Indonezia bllokojnë Grok të Musk për “deepfakes” seksualisht eksplicite

Malajzia dhe Indonezia bllokojnë Grok të Musk për “deepfakes” seksualisht eksplicite

Bota E Hënë, 12 Janar 2026 07:05 Malajzia dhe Indonezia kanë bllokuar aksesin në chatbotin e inteligjencës artificiale (AI) Grok të Elon Musk, për shkak të aftësisë së tij për të prodhuar “deepfakes” me përmbajtje seksualisht eksplicite. Imazhe të seksualizuara të personave realë, të gjeneruara nga Grok, kanë qarkulluar në platformën X të Musk në javët e fundit. Grok, një mjet i disponueshëm në X, u lejon përdoruesve të gjenerojnë imazhe, por kohët e fundit është përdorur për të modifikuar fotografi të njerëzve realë, duke i shfaqur ata me veshje zbuluese. Këto dy vende të Azisë Juglindore theksuan se Grok mund të përdoret për të prodhuar imazhe pornografike dhe jo-konsensuale, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Ato janë vendet e para në botë që ndalojnë këtë...