Makinat tërësisht të mbuluara nga uji, të paktën 62 viktima nga përmbytjet, pamje të frikshme nga Kenia
Të paktën 62 persona kanë humbur jetën këtë javë në Kenya si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që kanë goditur pjesë të mëdha të vendit, sipas autoriteteve lokale. Në kryeqytetin Nairobi, ekipet e shpëtimit ndërhynë gjatë natës për të nxjerrë 11 persona që kishin mbetur të bllokuar në një minibus për shkak të rritjes së nivelit të ujit. Sipas Kenya Red Cross Society, dy fëmijë u shpëtuan gjithashtu nga një shtëpi e përmbytur. Shirat e rrëmbyeshëm të javës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje të paprecedenta, duke bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati, ndërsa shumë shtëpi janë përmbytur dhe infrastruktura është dëmtuar rëndë. Rrugë të shumta janë mbyllur pasi disa ura janë dëmtuar në zona të ndryshme të Nairobit,...
Burimi:
syri.net