Maduro transferohet me helikopter nga burgu për në gjykatën e Nju Jork

Maduro transferohet me helikopter nga burgu për në gjykatën e Nju Jork

Bota E Hënë, 5 Janar 2026 14:05 Një eskortë me presidentin Nicolas Maduro u largua nga Qendra Metropolitan e Paraburgimit në Brooklyn, Nju Jork, ku ai është mbajtur për dy ditët e fundit për akuza për trafikim droge dhe armësh. Maduro, i cili pritet të paraqitet në një gjykatë të Nju Jorkut gjatë ditës së sotme, doli nga një automjet i blinduar që ishte pjesë e eskortës, i veshur me një kostum ngjyrë kafe, dhe u fut në një helikopteri. Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, u kapën në një bastisje tronditëse para agimit të së shtunës në një kompleks, gjatë një sulmi ndaj Karakasit. Sipas New York Times, të paktën 40 persona, përfshirë civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë venezuelase, humbën jetën në këtë...