“Maduro nuk është presidenti i Venezuelës”/ Rubio: Është kreu i kartelit që ka pushtuar vendin
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka reaguar këtë të shtunë përmes një postimi në X lidhur me sulmet e regjistruara në Karakas të Venezuelës. Rubio ka publikuar një postim ku shkruan se Nicolas Maduro nuk është presidenti i Venezuelës. Ai shton se Maduro është kreu i bandës kriminale Cartel de Los Soles dhe se au është nën akuzë për futjen e drogës në SHBA. ‘Maduro NUK është Presidenti i Venezuelës dhe regjimi i tij NUK është qeveria legjitime. Maduro është kreu i Cartel de Los Soles, një organizatë narko-terroriste që ka pushtuar një vend. Dhe ai është nën akuzë për futjen e drogës në Shtetet e Bashkuara,’ shkruan ai. pic.twitter.com/4e153jBOA3 — Marco Rubio (@marcorubio) January 3, 2026
Burimi:
javanews.al