Maduro në pranga, ekipi i Departamentit të Shtetit të SHBA mbërrin në Venezuelë

Maduro në pranga, ekipi i Departamentit të Shtetit të SHBA mbërrin në Venezuelë

Bota E Premte, 9 Janar 2026 19:41 Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot për në kryeqytetin e vendit. Mediat e huaja bëjnë të ditur se sipas një zëdhënësi të Departamentit, ata janë në Karakas për të vlerësuar rifillimin e mundshëm të operacioneve të Ambasadës. SHBA-të urdhëruan stafin e ambasadës së tyre të largoheshin nga Venezuela në vitin 2019. Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kreu një operacion ushtarak në Venezuelë, i cili u finalizua me kapjen e Presidentit ne detyrë, Nicolas Maduro.