Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën nga Delta Force amerikane

Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën nga Delta Force amerikane

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga njësia elitare amerikane Delta Force, kanë deklaruar burime zyrtare për CBS News. Sipas CBS, operacioni është kryer nga Delta Force, njësia më elitare e ushtrisë amerikane për operacione kundër terrorizmit dhe misione speciale me rrezik të lartë. Detaje të tjera mbi vendndodhjen dhe mënyrën e kapjes nuk janë bërë ende publike. Më herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi në rrjetin e tij Truth Social se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe se gjatë këtij operacioni është “kapur udhëheqësi i vendit, Presidenti Nicolás Maduro”, së bashku me bashkëshorten e tij, të cilët janë nxjerrë jashtë Venezuelës. “Operacioni u krye në bashkëpunim me forcat ligjzbatuese amerikane....