Macron paralajmëron: Kush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Europën
Presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë pas takimit trepalësh me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe Nikos Christodoulides ka deklaruar se Franca do të vazhdojë të jetë e pranishme, si një forcë mbrojtëse në Mesdhe, Detin e Kuq dhe Ngushticën e Hormuzit. Nga baza ushtarake “Andreas Papandreu”, Macron theksoi se kur dikush sulmon Qipron po sulmon edhe Evropën. “Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën”, theksoi Macron, duke thënë se problemi i Qipros është një çështje që shqetëson edhe Parisin. Ai shprehu solidaritetin e tij me Qipron teksa thkesoi për shkak të sulmeve dhe raketave dërguan sistemin e mbrojtjes ajrore Mistral dhe fregatën. “Po planifikojmë një forcë thjesht mbrojtëse për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ajo do të shoqërojë anijet cisternë dhe anijet tregtare mallrash”, njoftoi Macron, duke shtuar se...
Burimi:
ntv.al