Macron nuk e miraton metodën e përdorur nga SHBA-të për arrestimin e Maduros

Macron nuk e miraton metodën e përdorur nga SHBA-të për arrestimin e Maduros

Presidenti francez, Emmanuel Macron kritikoi të hënën "metodën" e përdorur nga Shtetet e Bashkuara për të arrestuar presidentin venezuelian, Nicolás Maduro dy ditë më parë. Kjo “as nuk mbështetet dhe as nuk miratohet” nga Franca, tha Macron gjatë një takimi të kabinetit në Paris, tha zëdhënësja e qeverisë Maud Bregeon. Zëdhënësja nuk specifikoi nëse Macron po e kritikonte sulmin e SHBA-së si të tillë apo vetëm mënyrën se si u ndalua Maduro. "Ne mbrojmë të drejtën ndërkombëtare dhe lirinë e popujve", tha presidenti, sipas Bregeon. Komentet e Macronit vijnë pas acarimit në Francë për shkak të reagimit të tij fillestar ndaj sulmit të SHBA-së ndaj Venezuelës, i cili kulmoi me kapjen e Maduros dhe gruas së tij, Cilia Flores, dhe transportimin e tyre në Nju...