Macron: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën
Bota E Hënë, 9 Mars 2026 18:28 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë takimit trepalësh me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin e Qipros Nikos Christodoulides, deklaroi se Franca do të vazhdojë të jetë e pranishme si forcë mbrojtëse në Mesdhe, Detin e Kuq dhe Ngushticën e Hormuzit. Nga baza ushtarake “Andreas Papandreou”, Macron theksoi: “Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën”. Ai shtoi se solidariteti francez ndaj Qipros është i menjëhershëm dhe i fortë, veçanërisht pas sulmeve me dronë dhe raketa, që detyruan vendosjen e sistemit të mbrojtjes ajrore Mistral dhe fregatës Languedoc në zonë. Ai shtoi se Franca po ndjek nga afër situatën në Liban dhe reagimin e Izraelit ndaj Hezbollahut, duke theksuar se qëllimi është të ndalohen sulmet e mëtejshme dhe...
Burimi:
kohajone.com