Macron: Kapacitetet ushtarake të Iranit nuk janë reduktuar në zero

Macron: Kapacitetet ushtarake të Iranit nuk janë reduktuar në zero

Kapacitetet ushtarake të Iranit "nuk janë reduktuar në zero" nga sulmet amerikane dhe izraelite, paralajmëroi sot Presidenti francez Emmanuel Macron pas takimit online të krerëve të shteteve dhe qeverive të Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara industrialisht në botë (G7). Emmanuel Macron i kërkoi Presidentit të SHBA-së Donald Trump të “sqarojë qëllimet e tij përfundimtare dhe ritmin që dëshiron të vendosë për operacionet” në Iran, raportuan mediat franceze. "Dëme të konsiderueshme tashmë i janë shkaktuar aftësive ushtarake të raketave balistike të Iranit, por Irani vazhdon të sulmojë disa vende në rajon dhe për këtë arsye aftësitë e tij nuk janë reduktuar në zero", tha presidenti francez. Macron tha se nuk kishte “asnjë konfirmim as nga shërbimet partnere dhe as nga shërbimet franceze të inteligjencës” në...