Macron dënon shkatërrimin e infrastrukturës në Lindjen e Mesme: Sulme të pamatura
Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë fjalës së tij nga Samiti i BE-së dënoi me forcë shkatërrimin e vazhdueshëm të infrastrukturës energjetike në rajonin e Gjirit, duke e quajtur përshkallëzimin aktual të pamatur. “Të gjithë duhet të qetësohen dhe luftimet duhet të ndalen, të paktën për disa ditë, në përpjekje për t’u dhënë një shans negociatave”, tha Macron, duke shtuar se rajoni duhet të ndalojë luftimet gjatë festimeve të ardhshme. Macron iu referua konkretisht Katarit, ku një sulm me raketa shkaktoi një zjarr duke dëmtuar rëndë objektin kryesor të gazit të vendit. Ai tha se kishte folur me Emirin e Katarit, si dhe me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Presidenti francez i kërkoi gjithashtu Hungarisë, pa e përmendur vendin, të binte dakord për kredinë prej 90...
Burimi:
syri.net